Skip to content

FOTOT: Hap kutitë, ose largohu

Lulzim Basha që pas përfundimit të zgjedhjeve, ka bërë veç dy reagime.

Në fillim doli të dielën në darkë me buzëqeshjen e stampuar në fytyrë, pasi publikimit të disa exit poll-eve, duke lënë të kuptohet se PD kishte fituar.

Dy ditë më vonë kishim një tjetër pamje: I nxirrë në fytyrë, ai deklaroi se zgjedhjet ishin vjedhur.

Më pas, veç heshtje, në një kohë që kanë nisur kërkesat për dorëheqjen si kryetar i PD-së.

Ai s’ka bërë asnjë reagim për këto kërkesa, por nuk flet as se çfarë do të bëjë, do pranojë rezultatin e do bëjë betejë në Kuvend, apo s’do i njohë zgjedhjet.