Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur këtë paradite në selinë blu, ku jashtë saj, një grup kundërshtarësh të tij kërkojnë largimin nga drejtimi.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, Basha përshëndet disa prej mbështetësve brenda oborrit, dhe më pas i drejtohet selisë me telefonin në dorë, duke shmangur edhe pyetjet e mundshme nga gazetarët e pranishëm.
Për të tretën ditë me radhë, disa anëtarë të PD-së me në krye Ibsen Elezin, kërkojmë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda partisë, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Vijon…
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
