Skip to content

Partitë të mos merren me analiza të zgjedhjeve, Meta thirrje PD dhe LSI: Të hetohen votat e pavlefshme

Presidenti Meta ka mbajtur një konferencë për mediat për t’u shprehu në lidhje me situatën aktuale politike dhe mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave si për kandidtët ashtu edhe për partitë politike.

Meta bëri thirrje ndaj partive politike që mos të merren me analizën e zgjedhjeve por të fokusohen deri në fund të përfundimit të procesit dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare në të gjithë vendin.

“U bëj thirrje të gjithë forcave politike të mos merren me analiza të zgjedhjeve por ti shërbejnë mbarëvajtjes së procesit në respekt të çdo vote që kanë hedhur qytetarët në kutitë e votimit.

Asgjë nuk na nxiton, institucionet e reja formohen në shtator, s’ka nevojë njeri të bërtasë hap kutitë, se tashmë i kanë me kod, aty i kanë çdo gjë. Të lënë cdo gjë, dhe të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme, sepse një qytetar që nuk shkon të votojë ka bërë zgjedhjen e tij , nuk ka të drejtë ti kërkojë llogari”- tha Meta.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb