Skip to content

Aksident i rëndë në Patos, vdes në vend 50-vjeçari (EMRI)

ILUSTRUESE

Ardjan Hoxha ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në Patos.

50-vjeçari ishte në drejtimin e një motomjeti, në kohën kur është përplasur me një mjet tip opel, që drejtohej nga 33-vjeçari Ervin Sinanaj.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz, Patos, shtetasi E. S., 33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb