Skip to content

Aksident në aksin Fushë-Krujë-Vorë, plagoset rëndë 29-vjeçari (Emri)

Një tjetër aksident në rrugët e vendit, kësaj radhe në aksin Fushë-Krujë-Vorë. Sipas të dhënave të para, një 29-vjeçar që udhëtonte me motor ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge.

I riu, i identifikuar si Eljon Barushi ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se disa aksidente të tjera kanë ndodhur brenda pak orëve sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku ka mbetur e plagosur një grua.

(m.k/BalkanWeb)