Skip to content

Po udhëheq Interin drejt titullit kampion pas 11 vitesh, skuadra angleze gati të bëjë çmendurinë për Romelu Lukakun (105 milionë paund)

Chelsea kërkon të bëjë një çmenduri në merkato për të blerë një nga sulmuesit më në formë të kontinentit, Romelu Lukakun.

Belgu ka qenë pjesë e Chelsea-s nga 2011 deri në 2014, por blutë e Londrës e larguan tek Everton.

Atëhere në moshën 18-vjeçare Chelsea e bleu Lukakun për 18 milion euro, dhe e shiti tek Everton për 28 milion euro.

Kurse tani Chelsea është gati të paguajë për 27-vjeçarin deri në 105 milion paund, i cili do të bëhej dhe transferimi më i shtrenjtë në epokën e Abramovich dhe gjithë historisë së klubit.

Duket se Tuchel kërkon një sulmues bomber pasi edhe pse Chelsea me gjermanin po zhvillon një pjesë të dytë sezoni fantastik, i mungon një sulmues golashënues. Ëerner, Abraham dhe Giroud nuk po shfaqen.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb