Skip to content

Mbrojtësi De Ligt bën protagonistin te Juventusi, sfidon të gjithë shokët e skuadrës për të marrë …

Mbrojtesi Matthijs de Ligt nuk e ka fshehur deshiren per te qene mbrojtesi i bardhezinjve nje dite, edhe pse perpara kamerave u mundua te beje modestin, duke thene se ka kater kapitene te tjere momentalisht.

“Për mua është një nder të luaj për Juven dhe mendoj se një ditë do të jem kapiteni i kësaj skuadre. Por kjo nuk është e rëndësishme tani, duke qenë se ka katër kapitenë në skuadër, lojtarë me përvojë që kanë luajtur këtu për vite me rradhë, e rëndësishme për mua është të luaj mirë, të ndihmoj ekipin dhe pastaj trajneri do të vendosë kush do të jetë kapiten”, tha ai.

Juventus po kalon një moment delikat, por Matthijs de Ligt nuk kërkon justifikime në funksion të objektivit në të cilin bardhezinjtë duhet të mbrojnë vendin e tyre në Champions League.

“Ne ishim të zhgënjyer, objektivi ynë ishte të merrnim tre pikët në ndeshjen ndaj Fiorentinës, por kjo nuk ndodhi.Unë mendoj se duhet të bëjmë më shumë për të fituar ndeshje sidomos në këtë fazë të sezonit, ku sukseset janë shumë të rëndësishme. Ne kemi nevojë për më shumë guxim kur kemi topin, “tha mbrojtësi holandez.

Në verën e vitit 2019 mbrojtësi holandez u transferua nga Ajax te Juventus. De Ligt u bë protagonist absolut me “harkëtarët” në Eredivisie e veçanërisht në Champions League, duke u kualifikuar deri në gjysmëfinale.

Mjeshtëria teknike, dominimi fizik, vizioni i lojës, menaxhimi dhe interpretimi i dinamikës mbrojtëse, aftësia për të shënuar, sidomos me kokë, e bëjnë Matthijs një mbrojtës modern, një lojtar i cili edhe pse ka pak kohë që është shfaqur në futbollin profesionist, ka bërë që të flitet shumë për të.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb