Kjo nënë është e shkatërruar plotësisht. Çdo ditë i lutet Zotit, çdo natë e gdhin herë duke qarë e herë duke kërkuar mëshirë për të bijën. Bona ende nuk i ka mbushur 3 vjeç dhe është prekur nga kanceri në pjesën e barkut. Gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm.

“Vajza është 2 vjeçe ende… ka tumor në bark. E kam patur fëmijë të mirë për dy vite, nuk ka patur asgjë. Tani na ra kjo bombë e madhe. Të gjitha i prisnim por kurrë këtë, që vajza të kishte këtë sëmundje. Nuk na u desh më jeta… thash me vete ku e gjeti foshnjen këtë sëmundje. Para 4 muajsh bëri operacion, por s’mund t’ja hiqnin të gjithë pjesën e sëmundjes. Kur dol inga operimi kishte barkun e fryrë tepër, as doktorët nuk e shihnin dot. Dy muaj në spital qëndruam pa pushim.

E gjithë dhoma mbushet në të qarat e kësaj nëne. Ajo i lutet shqiptarëve ta ndihmojnë për të shpëtuar jetën e vogëlushes së saj.
“Venat iu dobësuan aqsa nuk kishin vend ku ta shponin. Për mua ishte… nuk e shikoja dot vajzën ashtu. Pastaj vajza filloi mjekimin, terapitë, pastaj nisën t’I bien flokët. Mami dua të iki të lutem, mos më shponi dorën… më kap vajza flokët, më pyeste pse mi preve flokët mami?
Për mua vajza është e vdekur… ju lutem të gjithëve të na ndihmoni, t’I shpëtojmë jetën këtij ëngjëlli të vogël.”-lutet nëna e Bonës.




