Skip to content

Tragjedia me 44 të vdekur, Presidenti Meta i shpreh ngushëllime Izraelit: Hidhërim i thellë, i gjendemi pranë popullit mik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme për ngjarjen e rëndë në Izrael, ku 44 persona humbën jetën gjatë festivalit Lag B’Omer.

Meta shpreh hidhërim për tragjedinë e rëndë dhe i shpreh ngushëllimet e tij për familjet dhe të afërmit e viktimave.

Presidenti Meta deklaroi më tej se bashkë me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik Izraelit, duke i uruar shërim të shprejtë të plagosurve.

“Trishtim dhe hidhërim i madh për tragjedinë e rëndë, që ndodhi gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron, në Izrael. Ngushëllimet më të ndjera për familjet dhe të afërmit e viktimave. Bashkë me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik izraelit dhe urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve,” shkruan Meta.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb