Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka nxjerrë një dekret lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme që ishin planifikuar të mbahen më 22 maj.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, dekreti është nxjerrë për shkak të pengesës së Izraelit për mbajtjen e zgjedhjeve në Kuds dhe në përputhje me vendimin e marrë në takimin e liderëve palestinezë që u zhvillua në Ramallah.
Abbas në një deklaratë pas takimit të liderëve palestinezë që u mbajt më 29 prill në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor nën pushtim, njoftoi shtyrjen e zgjedhjeve në Palestinë, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin më 22 maj.
Abbas më 15 janar nënshkroi dekretin i cili parashikonte mbajtjen pas një periudhe 15 vjeçare të zgjedhjeve në territoret e Palestinës nën okupim dhe bllokadën e Izraelit.
Në dekret parashikohej që më 22 maj të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, më 31 korrik zgjedhjet presidenciale dhe më 31 gusht zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të Palestinës.
