Skip to content

Humbi më 25 prill, Grida Duma mesazh Kavajës: Demokratët s’dorëzohen, mirënjohje që s’përkuleni dhe në momente të tilla

Grida Duma, e cila u mandatua si deputete për Partinë Demokratike për zonat e Kavajës dhe Rrogozhinës, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, i shpreh mirënjohjen demokratëve të këtyre zonave, për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo shkruan se ka zhvilluar biseda në Golem, Synej e Luz, ku në fokus ka qenë merita e qëndrimet e vyera të banorëve të këtyre zonave.

Ajo gjithashtu, falnederon banorët e këtyre komuniteteve, që në momente të tilla nuk përkulen.

“Kontributet e demokratëve, shqiptarëve që na besuan e votuan, kanê sot mirënjohjen më të madhe e të thellë!

Në Golem, Synej e Luz, zhvilluam biseda të qarta për meritën e qëndrimet e vyera së pari të demokratëve.

Falenderime për gjithë që nuk u përkulën dhe vijojnë në momente të tilla të mos përkulen!

Demokratët nuk dorëzohen!”, shkruan Grida Duma.