Partia Social Demokrate e Tom Doshit mori tre mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Dy i mori në Shkodër dhe një në Tiranë, por vetë kryetari i kësaj partie, Tom Doshi dha dorëheqjen në mesnatën e 25 prillit.

Sapo kishte nisur numërimi i fletëve të votimit, Doshi u tërhoq nga drejtimi i PSD-së me pretendimin se do të pastrojë figurën e tij.

Kështu ai i hapi rrugë Meri Markiçit në Shkodër, si edhe Gertjan Dedës në Tiranë.

Ndërsa deputeti i dytë në Shkodër që mori mandatin është Gledis Çeliku, nr.2 i listës së PSD-së në Shkodër.

Këta pritet që të bashkohen me kolegët e tyre në parlament, ndërsa Doshi është shprehur se ka hequr dorë nga mandati, por jo nga partia.

Nga ana tjetër, Tom Doshi në një intervistë për media është shprehur i gatshëm që të bëjë koalicion me Partinë Socialiste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko