Skip to content

Spartak Ngjela rrëfen vitet në burg me babanë e tij: Debatonim se kishim bindje të ndryshme politike, erdhi në Burrel kur vdiq Mehmet Shehu

Spartak Ngjela ka kaluar disa vite të jetës së tij në burgun e Burrelit dhe te Ola rrëfeu për këtë periudhë të vështirë.

Teksa ai tregonte ra në sy karakteri i fortë që avokati ka, aq sa për një periudhë kaq të errët foli si për diçka normale, madje dhe me nota humori.

Për rreth 5 vite ka qenë në të njëjtën dhomë burgu me të atin.

Ai tha se në fillim Kiço Ngjela ka qenë 3 vite në burgun e Tiranës, dhe pasi vdiq Mehmet Shehu e transferuan në Burrel ku ndodhej avokati.

Babai i tij ishte moshë e madhe, ndaj ai duhej të kujdesej për të.

Vëllezërit korçarë teksa dëgjuan historinë prekëse të avokatit u frymëzuan për të kënduar një këngë të cilën ia dedikuan atij dhe të gjithë atyre që fatkeqësisht kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre në burgjet e diktaturës.