Skip to content

Edi Rama viziton Italinë, zbulohet takimi ku do të marrë pjesë Kryeministri shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Italinë, përshak se pritet të marrë pjesë në “Europa në një botë që po ndryshon.

Takimi do të mbahet online ditën e nesërme, mëson Fax News, ku Kryeministri shqiptar pritet të mbajë dhe një fjalim.

Kryeministri shqiptar mbërriti në vendin fqinj mbrëmjen e sotme. Ai vizitoi muzeun “Galleria degli Uffizi” në Firenze. Rama është shoqëruar në këtë vizitë nga Drejtori i këtij Muzeu, Elke Schmidt dhe nga kryetari i Bashkisë së Firenzes Dario Nardella.

Agjenda sipas burimeve të Fax News: 

Kryeministri do të jetë pjesë e një paneli në diskutimin e shtruar “A është fuqia e butë e BE në rajonet fqinje ende efektive”?

Prezantimi bëhet nga Marco del Panta, Skeretar i Përgjithshëm i IUE. Fjala e mbajtur nga Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Moderatore: Marta Dassu, Drejtore e Marrëdhënieve Europiane në Institutin Apenin.

Folës të tjerë: Ignazio Cassiss, Ministër i Punëve të Jashtme të Zvicrës; David McAllister, Kreu i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashte të Parlamentit Europian; Meltem Muftuler-Bc, Pedagoge e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Sabanci; Ivan Vejvoda, Studiues në Institutin për Shkencat Humane

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb