Skip to content

Prokurorët e Krimeve të Rënda kontroll në shtëpinë e Tahirit

Një ditë pasi Kuvendi autorizoi Krimet e Rënda për të hetuar në gjendje të lirë deputetin Saimir Tahiri, Prokurorët po kryejnë kontrolle në shtëpinë e ish Ministrit.
 
Në banesën e deputetit kanë mbërritur katër Prokurorë, që po kryejnë kontrolle.
 
Hetimet e Krimeve të Rënda u shtrinë edhe te ish Ministri i Brendshëm, pasi në përgjimet e Prokurorisë së Katanias përmendej dhe zoti Tahiri.