Mësohet identitet i gruas e cila u ekzekutua në mënyrë makabër nga bashkëshorti i saj në qytetin e Elbasanit. Burime bëjnë me dije se ajo është shtetasja 54-vjeçare Liljana Buzo, ndërkohë që bashkëshorti i saj është ish-polici 68-vjeçar Koço Buzo.
Ngjarja ‘thriller’ ka ndodhur në rrugën përballë Gjykatës së Elbasanit, ku në përfundim të seancës së divorcit mes çiftit, burri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në trup bashkëshorten dhe ka tentuar ta qëllojë dhe me thikë në fyt.
I plagosur ka mbetur dhe avokati Gëzim Toçila me tre plumba, i cili është transportuar me urgjencë në spital.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
