Deputeti Ervin Bushati ka dhënë një intervistë këtë të enjte për Fax News, ku ka folur për mos zgjedhjen e tij në kuvendin e ardhshëm, situatën e opozitës, nismën për shkarkimin e Metës, etj.
Bushati thotë se nuk ka rëndësi mos zgjedhja e tij si deputet në kuvendin e ardhshëm, aq sa ka rëndësi fitorja e Partisë Socialiste për të tretën herë radhazi, një gjë e paprecedentë.
Për sa i përket fjalëve të mira që ka marrë nga kundërshtarët e tij, Bushati tha se e vlerëson këtë gjë dhe kjo është një tregues se politika nuk është vetëm për keq.
Një pyetje tjetër për Bushatin ishte nisma për shkarkimin e Metës, gjë të cilën Presidenti e ka quajtur shashka kundër tij. Bushati tha se të paktën kjo fjalë është një ndër më të mirat që përdor Presidenti krahasuar me sfurqet, molotovët, etj.
Opozita ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet por do të hyjë në Parlament. Për Bushatin kjo është një mënyrë si Basha kërkon tëmbajë karrigën e tij. Bushati shkon më tej, teksa thotë se në vitin 2025 situata nuk do të ndryshojë shumë, pasi ei njëjti ekip i opozitës do të përballet me ekipin e mazhorancës dhe do të kenë pak shanse kundër kryeministrit Edi Rama.
Në fund, Bushati u shpreh se Basha është rehat me mazhorancën, pasi nuk është thinjur fare, duke shtuar me ironi se kjo gjë tregon që Basha e bën shumë mirëe detyrën e kreut të opozitës.
Intervista e plotë:
Nuk do jesh pjesë e kuvendit? Në 25 prill PS-ja u konfirmua në mazhorancë për herë të tretë, dicckka e paprecedentë. PS është forca më e madhe në vend. Fitorja ime është fitorja e PS-së. Ndaj unë si një kryetar i PS-së, unë mora rrezikun më të madh. Mendoj që ka pasur shumë të papritura që njerëzit nuk i njohnin. Më vjen mirë që në Tiranë arritëm të merrnim 19 mijë vota më shumë se në 2017. Jam krenar bashkë me ekipin që punuam dhe vazhdojmë të punojmë.
Kurbani i PS-së? Në fakt ndodh ndonjëherë të tilla gjëra që tregojnë se politika nuk është gjithnjë e keqe. Ccdo fitore e madhe ka nevojë për një akt heroik sado të vogël. Patjetër që duhej dhe kisha për detyrë të identifikohesha me numrin. E ka dikush tjetër kurbanin në PS. Është kryeministri që ka shkruar dhe një libër. Kemi shumë punë për të bërë me qeverinë aktuale dhe mendoj se të gjithë do japin kontributin e tyre. Ka dhe pjesë të sakrficës sigurisht.
Përfaqësues nga opozita kanë shprehur keqardhje që Bushati mbeti jashtë? Më vjen mirë. Edhe unë kam marrë shumë mbështetje nga votues klasikë dhe anëtarë të tjerë të opozitës të cilët me të vërtetë kemi qenë kolegë shumë të mirë. Ka pasur dhe raste demokratësh që kanë thënë po ta dija do kisha votuar dhe unë numrin 3. Megjithatë e vlerësoj shumë. Jo gjithmonë politika është për keq. Më vjen mirë që dhe ish kolegë të mi e vlerësojnë punën time. Politika nuk është vetëm parlamenti.
PD nuk njeh zgjedhjet por do jetë pjesë e Parlamentit? Këto janë fjali të para të zgjedhjeve të 2025. Ata që do dëgjojmë sot janë komentet e para të opozitës që e di që në 2025 do të hyjë me të njëjtin ekip, me të njëjtin lider, me të njëjtën situatë përballjeje. Do të jetë një ekuacion me jo shumë të panjohura. PS do të ketë të njëjtin ekip, të njëjtin Kryeministër Ramën, dhe shanset që të fitojnë do jenë shumë të pakta. Ata do vazhdojnë me të njëjtat komente boshe “nuk ishte faji i kryetarit Basha për disfatën e tretë në zgjedhje”, sepse do të duhet me këtë mesazh t’i flasin njerëzve të tyre. Zoti Basha duke mos dashur të largohet do të ketë këto teori konspirative përse humbi zgjedhjet. Fakti që do të hyjë në parlament do të thotë se i pranon zgjedhjet. Ky është argument për të mbajtur gjallë shpresat e demokratëve se ndoshta pas katër vitesh diccka do të ndryshojë.
Meta i ka quajtur shashka përpjekjet për shkarkimin e tij? Duket nga fjalët më të mira që përdor në fakt krahasuar me molotovët, sfurqet, sopatat, këputjet e duarve.
Mazhoranca rehat me Bashën? Kam përshtypjen dhe zoti Basha është rehat me ne. Nuk është thinjur asnjë ditë në opozitë. Duket njësoj si në ditën e parë në opozitë dhe për aq kohë sa nuk është thinjur është një detyrë që e bën shumë mirë. Është ccështje e Partisë Demokratike.
(E.H/Faxweb.al)
loading…
/faxweb
