Lagjia më e madhe periferike e qytetit, lagjia “Uznovë” ndodhet prej 1 ore nën pushtetin e errësirës. Shkak për ndërprejen e energjisë elektrike është bërë një defekt në kabinën elektrike të kësaj lagjeje.
Kanë qënë disa fole dallandyshesh që kanë shkaktuar masë në telat e tensionit të lartë brenda në kabinë.
Tymi i shkaktuar nga masa elektrike është pikasur nga banorët e zonës,që kanë dalë jashtë banesave për shkak të ndërprerjes së energjisë.
Pas njoftimit të banorëve,në zonë kanë shkuar ekipet e Repartit Zjarrëfikës,që kanë lokalizuar tymin e flakët,duke mundësuar edhe lokalizimin e menjëhershëm të tyre.
Pas lokalizimit të flakëve,elektriçistët po punojnë për riparimin e kabujve të djegur dhe kthimin e energjisë elektike në këtë lagje.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
