Skip to content

Shfrytëzoi për prostitucion 15-vjeçaren pa mbështetje, kush është Enea Sinani, i arrestuari i sotëm në Tiranë (I dënuar me 7 vite burg në mungesë)

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 32-vjeçarin Enea Sinani, person i cili rezulton i dënuar me 7 vite burg për prostitucion.

Sinani së bashku me shtetasin Elton Drapi, janë vënë në pranga në vitin 2016, ku prokuroria i shpalli fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të një shtetaseje të mitur.

Të dy këta persona u akuzohen nga prokuroria se kishin shfrytëzuar për qëllime prostitucioni një vajzë 15-vjeçare, akuzë e cila më pas u provua në gjykatë.

E dëmtuara Melida Lekica ka qenë e vetmuar dhe pa familje, dhe kjo situatë ka bërë që Sinani dhe Drapi të përfitonin duke e shfrytëzuar.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani., 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : Gj. H., 24 vjeç, pasi ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vëndi i ngjarjes këmbësorin shtetasin J. D., i cili ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore ; A. K., 42 vjeç, G. M., 46 vjeç, dhe R. L., 34., vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ; E. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

loading…

/faxweb