Skip to content

Shkarkimi i Metës, kush janë deputetët që i dolën kundër Ramës për ngritjen e Komisionit Hetimor (Emrat)

Me 98 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim parlamenti votoi pro ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Deputetët që votuan kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta:

Elda Hoti

Fatjona Dhimitri

Lefter Maliqi

Artur Rroshi

Adriatik Alimadhi

Abstenim: Ralf Gjoni

Puna e Komisionit Hetimor do të zgjasë 1 muaj përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Më pas vendimi i shkarkimit të Presidentit Meta duhet të votohet nga 2/3 e parlamentit për t’u finalizuar nga organi legjislativ, por fjalën e fundit mbi shkarkimin ose jo e vendos Gjykata Kushtetuese.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb