Skip to content

Kryemadhi: Grupi i juristëve pranë LSI dorëzoi sot ankimimet për 25 prillin. Ne do t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar disa dokumente, për të cilat  thekson se janë ankimime për procesin e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit.

Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara.

Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës.

E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë.“- shkruan Kryemadhi. (TemA)