Skip to content

Bushati për komisionin e shkarkimit të Metës: Çfarë neverie, të gatshëm deri në fund të përdhunohen nga partia

Gazetari dhe analisti Andi Bushati, duke komentuar mbledhjen e Komisionit Hetimor që nisi sot punën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të ashpër.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati thotë se ky komision përbëhet nga deputetë që sipas tij “janë të gatshëm të përdhunohen deri në fund nga partia”.

“Çfarë neverie ky komisioni anti Meta, i përbërë nga limonë të shtrydhur që duan të dëshmojnë se janë të gatshëm deri në fund të përdhunohen nga partia”,– shkruan Bushati.

Anëtarët e komisionit hetimor

Alket Hyseni Kryetar

Myslym Murrizi Nënkryetar

Klotilda Bushka Sekretar

Vasilika Hysi Anëtar

Elena Xhina Anëtar

Spartak Braho Anëtar

Halil Jakimi Anëtar

Nikolin Staka Anëtar

Arlind Carcani Anëtar

Ermonela Felaj Zëvendësues

Xhemal Qefalia Zëvendësues

Eugen Bojaxhi Zëvendësues