Skip to content

E futi në Benz dhe u zhduk, rrëmbehet një vajzë e mitur në qytetin shqiptar (I dyshuari kryesor i policisë)

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër e mitur është rrëmbyer në Prishtinë nga ish i dashuri i saj.

Sipas raportit të policisë, thuhet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit Mercedes Benz. Rasti thuhet se ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

“Është raportuar se viktima femër e mitur është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Raportohet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit Mercedes. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar.

Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb