Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS dosjet voluminoze për shkeljet e pretenduara elektorale në 9 qarqe të vendit.
Në fjalën e saj drejtuesja e Departamentit Juridik në PD, Marinela Ziu, deklaroi pa dhënë shumë detaje se ata dorëzuan në KAS, provat e asaj që Partia Demokratike e konsideron si masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga treshja Rama-Doshi-Rakipi, përmes blerjes së votës, kërcënimeve dhe përdorimit të të dhënave shtetërore nga partia-shtet.
Marinela Ziu: Procesi i 25 Prillit ishte një maskaër elektorale i zbatuar nga treshja Rama-Doshi Rakipi. Viktima ishin shqiptarët. PD e ka për detryrë që të luftojë për rikthimin e demokracisë. Depozituam qindra prova dhe fakte që provojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, deri tek përdorimi i të dhënave nga sistemi i patronazhistëve të partisë-shtet, është blerë vota në mënyrë të paligjshme, janë përdorur bandat për blerje vote, ka pasur mosveprim nga Policia dhe Prokuroria.
Regjimi Rama-Doshi-Rakipi sundon gjithë sistemin shtetëror. Është detyra jonë që të shpalosim të vërtetën, për të gjithë qytetarët shqiptarë, me të gjitha mënyrat që ekzistojnë. Kjo është betejë për fëmijët dhe të ardhmen tonë. Të rrëzohet ky sistem.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
