Skip to content

Nëntë vite vuajtje marrin fund, Dinamo rikthehet në ‘Elitën’ e futbollit shqiptar

Sot, kalvari i vuajtjeve për skuadrën blu të kryeqytetit ka përfunduar. Në minutën e 11-të dhe 87-të të takimit Vora-Dinamo, sulmuesi Djidjiëa do të shënonte dhe do ta bënte Dinamon të hapte dyert e Superiores.

Në fushën sportive “Tirana Intern acional” në Pezë-Helmës, ka festë. Tifozët e shumtë “Blu Boys”, që rrethonin këtë impiant sportiv në periferi të kryeqytetit, kanë shpërthyer në një entuziazëm të ndrydhur prej shumë kohësh.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për ekipin e Dinamos. Pas pushimit futbollistët e Vorës u përpoqën ta barazonin rezultatin, por skuadra e Olsi Ukut e menaxhoi epërsinë e krijuar, dhe në fundin e takimit po Djidjiëa do të shënonte duke e mbyllur takimin 2-0 dhe fituar 3 pikë të mjaftueshme për të ruajtur kreun e renditjes në grupin A.

Futbollistët blu më së fundmi janë ‘çliruar’ nga pesha e vuajtjeve prej 9 sezonesh të endjes së tyre në Kategorinë e Parë. Tashmë maji i vitit 2012, kur blutë e kryeqytetit zbrisnin nga elita e futbollit shqiptar, tashmë i ngjan një ëndërre të keqe.

Takimi tjetër i grupin A për fazën “play-off” për Kategorinë e Parë midis Korabi dhe Burrelit përfundoi në barazim 1-1. Pas këtyre ndeshjeve, kur ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur, Dinamo kryeson grupin 47 pikë, e ndjekur nga Burreli me 41 pikë dhe Korabi me 40 pikë.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb