Avokat Altin Goxhaj ka qenë i ftuar këtë të diel në studion e Fax News, ku ka folur për demonstrimin që i bëri votimit të 25 prillit në ambientet e Korpusit Universitar.
Altin Goxhaj ka hedhur akuza të forta teksa u shpreh se fletët e votimit janë lehtësisht të lexueshme me anë të bar kodit, prandaj dhe ai pretendon se mund të gjejë se për kë ka votuar secili qytetar.
Avokati shpjegon se këtë eksperiment e kreu me 38 votues të cilët iu nënshtruan të gjitha proceseve si ditën e diel të 25 prillit, por më një ndryshim, atyre iu lejua të fotografonin votën.
Më pas, Goxhaj thotë se ka arritur të gjejë për kë kanë votuar të gjithë ata, pa bërë asnjë gabim, gjë e cila mundësohet nga bar kodi i fletës së votimit, të cilën e quan me ironi “fleta e votimit të Celibashit”, dhe pajisjes së identifikimit elektronik.
Identifikimi elektronik ishte një nga kushtet e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore, thotë më tej Goxhaj, por kushti i panegociushëm ka qenë që për kompaninë e cila do të sillte pajisjet e identifikimit elektronik duhej konsensus me opozitën. Sipas Goxhajt, pajisjet e identifikimi elektronik i ka sjellë një kompani e lidhur me Xhorxh Sorrosin.
Intervista:
Sot kam një lajm shumë të mirë për shqiptarët, sepse ne mundemi që t’i japim shpresë qytetarëve se mund ta ndalim të keqen. Sot në orën 11 ne kishim thirrur një eksperiment social, me të gjitha kushtet e nevojshme. E kishim vendosur për ta bërë te akademia e arteve. Por Policia na solli këtë letër e na tha se nuk mund ta bëni sepse do të sëmureni nga Covid. Ne sot do të bënim një votim. Në fund do të gjenim për kë keni votuar me fletën e votimit të Celibashit. Unë këtu kam një provë publikë. Unë iu kam gjetur të gjithë këtyre për kë kanë votuar. Unë kam gjetur çdo votë pa asnjë gabim. Unë i thoja t’i ke votuar filanin. Ata e fotografonin votën para se ta hidhnin në kuti. Kur unë them që ke votuar filanin ai të nxirrte fotografinë. Nuk gabuam asnjë rast për 38 qytetarë. Këtu i kam të gjitha. Ne e bëmë te korpusi universitar sepse aty nuk vjen dot policia, sepse na thirrën studentët e informatikës. Na thirrën ata dhe policia nuk vinte dot sepse aty është zonë e mbrojtur. Këtë javë kemi një lajm të mirë për shqiptarët.
Doli anti-kushtetues neni që dënonte protestuesit. Nuk është më vepër penale të organizosh apo të bësh protestë, sepse është hequr ky nene. Qytetarët shqiptarë janë për herë të parë të lirë. Kjo falë një qytetari të mirë. Ne thirrëm një protestë në formë të një eksperimenti. Pjesmarrës ishin 50 vetë. Ndoqm rregullat e KQZ-së. Fletët e votimit janë të rregullta, nuk kanë asnjë ndryshim me ato që votuan qytetarët. Unë ju tregoj që kjo shenja këtu është IQR kodi. Ky dokument thotë se bar kodi ka numrin serial, qarkun, numrin e qendrës së votimit. Koncepti qëndron se këto të dhëna janë të hedhura në fletë votimi. Kjo e dhënë është në fletën e votimit. Unë ju tregoj një gjë shumë të thjeshtë si dekonspirohet e gjithë skema. Unë mjafton të kem këtë të dhënën e bar kodit dhe këtë tjetrën e makinës së identifikimit elektronik.
Në këtë të dhënë tregohet se në cilën sekondë je paraqitur. Ishte me radhë votimi. E marr unë fletën. Fletët ishin me blloqe. 100 fletë një bllok. Ishin disa njerëz të përfshirë. Ne e zgjidhëm këtë makinën me këtë tabelë. Ne nuk mund ta bënim makinën se nuk kemi. Por jemi në rregull. I thoja çdo kujt, voto ti atje dhe ta gjej unë në fund fare. Unë nuk kam gabuar në asnjë rast. E dini pse? Sepse mjaftonte të shikoja IQR kodin dhe e gjeja. I thoja zgjidhni kë të doni. Më mjaftonte të dija çfarë IQR kodi ke ti dhe të gjeja për kë ke votuar. Ishte një proces live. E panë të gjithë. U vërtetua që me fletën e votimit të Celibashit, të gjtihë votuesit e kanë të përcaktuar për kë kanë votuar. Edhe sikur të ndodhë një gabim 1%, ai korrigjohet. Pra s’ka gabim fare. Kjo do të thotë se paska qenë një konspiracion i madh.
Ne sot kishim treguar një makinë. Poshtë kishim shkruar Sorros. E dini përse? Unë kam një tabelë e marrë nga Amerika, që tregon që personi që është drejtor i Smart Matic, është anëtar i fondacionit Sorros. Personi quhet Marc Malloc. Ky qenka i President i grupit të Sorros. Pyetja është përse zgjodhën këtë kompani? Këtë kompani e njohim në Shqipëri, sepse është partia që bëri zgjedhjet e PS-së në vitin 2011 online kur u zgjodh Edi Rama. A e mbani mend marrëveshjen e 5 qershorit, 2020. Një nga kushtet e panegociushme të PD-së ishte identifikimi biometrik i zgjedhësve. Por kompania duhet të zgjidhet edhe me konsensusin e opozitës. Madje qarkulloi se ishin ata që duhet t’i vendosnin gishtin kompanisë.
(E.H/Faxweb.al)
loading…
/faxweb
