Skip to content

Tragjedia me familjen Haliti nga Kosova që humbi jetën në Shqipëri, përcillën në banesën e fundit tre viktimat

Një tragjedi e vërtetë përfshiu familjen Haliti nga Gjilani i Kosovës ditën e djeshme, ku nëna, djali dhe nusja, të cilët jetontin në zonën e Gjirit të Lalzit, dyshohet se ndërruan jetë nga konsumimi i kërpudhave të helmuara.

Ditën e sotme janë përcjellë për në banesën e fundit në Gjilan, tre viktimat: I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec

Në një prononcim për media djali i familjes ngriti dyshimet mbi mosmarrjen e kujdesit të duhur shëndetësor në qendrën spitalore në Manëz, pasi sipas tij mjekët nuk kryen asnjë lloj analize dhe i përcollën në shtëpi familjarët vetëm me barna, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një pikë e fortë që djali ngre dyshime gjithashtu mbi aludimet e helmimit me kërpudha është fakti se pse ngordhi dhe qeni i cili nuk i konsumon ato.

Ai tregoi se pasi janë transferuar në Tiranë, mjekët nuk i kanë dhënë shpresë për prindërit dhe gjyshen duke thënë se është shumë vonë, ndërsa shtoi se pavarësisht përpjekjeve ata nuk kanë arritur t’ia dalin.

Nëna, djali dhe nusja e tij dyshohet se u helmuan nga kërpurdhat që kishin mbledhur gjatë qëndrimit në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalëzit.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb