Dyndja e qytetarëve në jug për të kaluar fundjavën ka bërë që kthimi të prezantojë radhë të gjata trafiku pasditen e sotme.
Pikë nevralgjike vijon të jetë aksi Radhimë-Vlorë ku makinat qëndrojnë në pritje për të qarkulluar.
Trafiku paraqitet problematik edhe në disa pika të qytetit sic është zona e tunelit, shëtitorja apo rruga që lidh lungomaren me Transballkanike.
Vec fluksit të rënduar të automjeteve shkak për trafikun është bërë edhe bllokimi i disa pjesëve të rrugës për shkak të punimeve në projektet që po punohet në qytet.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
