Dosja hetimore e quajtur “Tanku” con drejt prangave ish kryeministrin dhe ish kreun e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, për korrupsion dhe ndikim të jashtëligjshëm.

 

Gjykata Penale e shpalli fajtor duke e dënuar me 2 vjet heqje lirie, ndërsa ish-zv/mësministri i punëve të brendshme, Gjoko Popovski u dënua me 6 vjet e gjashtë muaj për shpërdorim të detyrës zyrtare.

 

Në rastin “Tanku”, për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë 600 mijë euro për llogari të ish kryeministrit Gruevski, është e akuzuar edhe ish-ministrja e punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, por vendimi për të është shtyrë më datë 28 maj.

 

Prokuroria Speciale zbuloi se në fillim ishte zgjedhur makina dhe ishte bërë porosia e saj, ndërsa më pas ishte shpallur tenderi nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Ish-kryeministri Gruevski, nuk ishte I pranishëm në dhënien e vendimit por u përfaqësua nga avokatët e tij.

 

Ndërkohë, ish zv ministry I brendshëm Gjoko Popovksi, një ditë më parë ka marrë një tjetër dënim nga gjykata Penale me nëntë vite burg për dosjen e emërtuar “Treqind”. Ajo lidhet po ashtu me blerjen e 300 makinave për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Vendimi nuk është pritur mirë nga dhjetëra qytetarë, mbeshtetes te ish kryeminisrit të cilët protestuan para Gjykatës Penale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re