Skip to content

Bllokimi i rrugës në Theth, pronari i një bujtine denoncon braktisjen nga autoritetet: Është diçka e turpshme, askush nuk merr masa

Pronari i një bujtine në Theth, i quajtur Pllumb Harusha ka apeluar për ndihmë në Fax Neës për shkak se rruga e Thethit është e bllokuar, duke bërë që sezoni turistik të jetë i rrezikuar.

Ai e quan diçka të turpshme braktisjen që i kanë bërë institucionet kësaj rruge, duke theksuar se pandeminë e kaluam së bashku ndërsa rrugën tashmë e kanë lënë në gjendje të mjerueshme.

Sipas Harushës, tashmë i gjithë sezoni po i ikën dëm prej mungesës së rrugës. Ai thotë se kjo gjë është shumë e poshtër për një zonë turistike si Thethi.

Anulimi i udhëtimit të turistëve është një fenomen që ndodh përditë thotë më tej pronari i bujtinës, i cili shton se duhen marrë masat që të shpëtohet turizmi.

“Përshëndetje. E shikoni dhe vetë jemi pranë fshatit turistik të Thethit. Vijon të jetë e bllokuar , nga problematika që kemi pasur gjithmonë. Unë jam pronar i një bujtine. E shikoni vetë çfarë halli është Thethi sot. Hala jemi blloku. Është e vetmja rrugë. Është e bllokuar dhe askush nuk merr masa. Është gjynah. Është diçka shumë e poshtër për këtë zonë. Pavarësisht se kena rezervime përditë. Anulohen përsëri dhe kthehen në vendin e tyre. Duhen marrë masa që të ecë sa më shumë turizmi dhe njerëzit kanë nevojë, pavarësisht pandemisë. Është diçka e turpshme, e kaluam këtë situatë të vështirë së bashku dhe vjen puna dhe bllokohet rruga. Kjo është diçka jo e mirë. Ishalla bëhet e mundur të hapet kjo rrugë, se iku i gjithë sezoni. Nuk di ça më thanë ma tepër, kshuqë ishalla na hapni sa më shpejt“, deklaroi Harusha.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb