Skip to content

PD paraqet një tjetër “provë” për vjedhjen e zgjedhjeve: Fleta e votimit favorizoi Ramën

Partia Demokratike, kërkon përsëritjen në 9 qarqet që humbi zgjedhjet, pasi sipas saj, ka pasur manipulime.

Në 3 qarqet që fitoi, me sa duket gjithçka ka shkuar për mrekulli.

Por, nërsa deri më sot thoshin se zgjedhjet u blenë, tani kanë nxjerrë edhe argumente të reja.

PD fajësoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ndërsa akuzon edhe KAS-in, që sipas saj, vendosi për zgjedhjet një fletë votimi sipas urdhrit politik të Edi Ramës.

Sipas PD, një pjesë e fajita për humbjen vjen pra për shkak të fletës së votimit, që sipas saj, favorizonte Ramën.

“Sot ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova, fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri.

Nga ndryshimet antikushtetuese të Kodit Zgjedhor, te ndryshimet me urdhër politik të fletës së votimit që sollën zhvleftësimin e 83 mijë votave, baras me afërsisht 8 deputetë”, tha juristi i PD që dorëzoi “provat” e vjedhjes së zgjedhjeve.

Interesant është fakti që PD s’mban asnjë përgjegjësi për vete.

Se fjala vjen, nëse do të kishte qendruar në Kuvend dhe s’do të kishte djegur mandatet, Kodi Zgjedhor nuk do të ishte ndryshuar.

Monika Kryemadhi është më e ndershme në këtë pikë, pasi të paktën pati kurajon ta pranonte që gabuan me strategjinë e tyre për djegien e mandatave.

(TemA)