Skip to content

Hamas u bën thirrje palestinezëve që të përballen me forcat izraelite

Grupi palestinez i rezistencës Hamas u bëri thirrje palestinezëve që të dalin në rrugë dhe të përballen me forcat pushtuese izraelite për të shmangur një “masakër të vërtetë”.

“Ajo që po ndodh në Xhaminë Al-Aksa është masakër e vërtetë dhe krim lufte. Ne i bëjmë thirrje të gjithë popullit tanë të dalin në rrugë dhe të përplasen me okupatorët”, shkroi në reagimin e tij në Twitter zëdhënësi i Hamas-it, Sami Abu Zuhri.

Abu Zuhri paralajmëroi se Izraeli do të përballet me pasojat e krimeve të tyre.

Policia izraelite të hënën sulmoi Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar dhe sulmoi palestinezët që po bënin roje për të parandaluar hyrjen e ekstremistëve hebrenj.

Burime spitalore thanë për AA se qindra njerëz u plagosën gjatë ndërhyrjes izraelite dhe 50 prej tyre u dërguan në spitale.

Hebrenjtë fanatikë festojnë “ditën e Kudsit” sipas kalendarit hebre, për të përkujtuar përvjetorin e Luftës së Gjashtëditore kur Izraeli në vitin 1967 okupoi Kudsin Lindor.

Organizatat fanatike hebreje, me rastin e “ditës së Kudsit” që këtë vit përkon me datat 9-10 maj, kishin bërë thirrje për bastisje në Mesxhid Al-Aksa

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i tempullit”, duke pretenduar se aty dikur ishin dy tempuj hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite në 1967 dhe më pas aneksoi të gjithë qytetin në 1980, në një lëvizje e cila kurrë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar.