Skip to content

VIDEO/ ‘Arnimi’ i rrugës bëhet pengesë për qarkullimin e mjeteve, trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

Arnimi i njërit aks të autostradës Tiranë-Durrës është kthyer në një pengesë për qarkullimin e mijëra qytetarëve që zgjedhin të përdorin autostradën.

Siç duket dhe nga video e siguruar nga Fax News, trafiku është paralizuar nga Sukthi deri në afërsi të Maminasit.

Mësohet se trafiku është prezent në më shumë se një orë, duke sjellë shqetësim për qytetarët e shumtë që presin në radhë për të kaluar.

Nuk është hera e parë që autostrada Tiranë-Durrës i nënshtrohet punimeve të pjesshme, gjë e cila mesa duket nuk po i jep zgjidhje situatës me gjendjen e autostradës.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb