(Shkas: Ngjarjet e fundit në Aksa dhe Kuds)
Nga Sali Shasivari
Duke marë parasyshë ‘manjitudën’ e terrorit, spastrimit etnik dhe krimit barbar që po ushtrohet ndaj një popullate të tërë të pafajshme dhe paqësore (pa dallim, fëmijë, gra, pleq), në një nga vendet më të bekuara (Kudusi Sherifi), në një nga xhamitë më të shenjta (Mesxhidu-l-Aksa), në një nga muajt më të dalluar (Ramazan), dhe në një nga ditët dhe netët më madhështore (dhjetë ditët dhe netët e fundit të Ramazanit)…!
Kur sheh heshtjen makabre dhe indiferencën e turpshme të reagimeve popullore dhe ndërkombëtare në tërësi, atyre muslimane dhe botës islame në përgjithësi, atyre shqiptare dhe ‘shqipërive’ tona në veçanti, si dhe muslimanëve, thirrësve, dhe aktivistëve islam shqiptar me theks të veçantë…!
Duke marë për bazë disproporcionin në nivel të reagimit, i cili nuk i arrin përmasat e solidarizimit me rastin e djegies së një katedraleje, apose ndonjë fatkeqësie tjetër natyrore…!
Në situata të këtilla, nuk ke se si të mos trishtohesh nga: niveli në të cilin ka arritur ‘njerëzishmëria’ në botë në tërësi…; shkalla në të cilën ka arritur ‘fetaria’ në botën muslimane në përgjithësi…; zbehjen e ‘ndërgjegjes’ të cilën e ka arritur ‘shqiptaria’ në veçanti…; dhe, deformimin të cilin e ka arritur ‘personaliteti’ i muslimanëve, thirrësve, dhe aktivistëve islam shqiptar me theks të veçantë…!!!
Nëse thoni: ‘Nuk na lidh gjë me Aksanë dhe Kudsin’…; Ju them se, më pak që na lidh me to është njerëzorja… Dhe se, para gjakut të fëmijëve, grave, pleqve dhe njerëzve të pafajshëm, do të duhej të dridhet çdo shpirt njerëzor, çdo zemër që rreh, dhe çdo ndërgjegje e gjallë…
Nëse thoni: ‘Vetë arabët e kanë tradhëtuar Aksanë dhe Kudsin’…; Ju them se, Aksaja dhe Kudsi nuk janë vetëm çështje arabe, por, janë çështje njerëzishmërie, besimi, dhe islami, respektivisht, janë çështje e çdo njeriu, çdo besimtari, dhe çdo muslimani…
Nëse thoni: ‘Nuk na ka mbet neve ta mbrojmë Aksanë dhe Kudsin’…; Ju them se, është obligim i çdo njeriu në përgjithësi, dhe çdo besimtari dhe muslimani në veçanti, që të dalë në mbrojtje të këtyre shenjtërive njerëzore dhe islame, e që janë mbrojtja e jetëve të pafajshme dhe gjithçkahit që lidhet me to…
Ndërsa, nëse thoni: ‘Nuk kemi se si ta ndihmojmë Aksanë dhe Kudsin, përpos se me lutje (duaa)’…; Ju them se, lutja (duaja) gjithsesi duhet të jetë ndër veprimet kryesore; porse, përreth saj, ka edhe shumë mënyra tjera, përmes të cilave do të kishim mundësi ta shprehim solidarizimin, përkrahjen dhe ndihmesën tone ndaj të përvuajturve…
Në mesin e këtyre mënyrave dhe metodave, do të veçoja:
1. Shprehja e indinjatës dhe protestës nëpër të gjitha platformat e mundshme, ndaj asaj që po ndodhë…
2. Shndërrimi i profileve tona në platforma për vetëdijësim në lidhje me atë që po ndodh, duke denoncuar krimet historike dhe aktuale të cilat i bëjnë ata që tashmë dihen botërisht…
3. Shpërndarja masovike e pamjeve dhe inserteve – qoftë nga e kaluara, apose nga e tashmja – në lidhje me krimet në fjalë…
4. Postimi i pamjeve dhe inserteve të këtilla nëpër hapësirat e platformave të ndryshme mediatike, qoftë edhe në pjesën e komenteve…
5. Organizimi i peticioneve dhe kërkesave në emër të individëve, grupeve, shoqatave, organizatave, etj., dhe dërgimi i të njejtave në adresë të institucioneve të ndryshme relevante, duke filluar nga institucionet mediatike, politike dhe diplomatike në vend, e deri te institucionet relevante ndërkombëtare…
6. Participimi në kampanjat e ndryshme për ndihmë humanitare dhe medicinale, të cilat ndërmerren nga institucione të ndryshme relevante ndërkombëtare…
7. Ndërmarrja e kampanjave për bojkotimin e produkteve që janë të lidhura direkt apo indirekt me shkaktarët e kësaj gjakderdhjeje dhe këtij krimi ndaj njerëzimit…
Kjo do të ishte minimumi që mund të bëjmë, me qëllim të përcaktimit të pozicionit tonë përkitazi me atë që po ndodh…; me ç’rast, do të vërtetonim se jemi në anën e njerëzores, qoftë edhe në mënyrë deklarative…
Përndryshe, heshtja dhe indiferenca jonë në situata të këtilla, qoftë edhe me qëllim (nijet) të mirë, mund të merret si sinjal i pajtimit me atë që po bën pala tjetër…!
Andaj, zgjidhni dhe merrni…!
Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.



