Mehmet Qema, 27-vjeçari që u vra një natë më parë nga dora e shokut të tij, Marjus Dema kishte një rreth të zgjeruar miqsh, mes tyre edhe personazhë publikë. Dosja.al ka sigurar foto ku Qema shihet nën shoqërinë e reperit Mariglen Malaj, të njohur ndryshe si Marini.
Në një tjetër foto shihet që Qema është edhe me moderatorin e njohur nga Kosova, Meriton Mjekiqin. Në një tjetër ai shohet me mikun e ngushtë të reperit Arkimed Lushaj (Stresi), Blerim Hoti (Limi Hoti), i cili është shpallur në kërkim pasi ka dëshmuar krimin e rëndë.
Të gjithë djemtë shiheshin shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje merrnin pjesë në klipet e Stresit dhe të Marinit. Ata njiheshin edhe si ‘Banda e 5 majit’.
Në një foto të publikuar nga Marini shihet që përshkrimi mban fjalën “Hekrat”, siç ata e quanin veten. Ndërsa krah një tjetër fotoje ku Qema shihet krah Erlin Pekës, një tjetër mik i tij i shpallur në kërkim për krimin e rëndë shkruhet: hasjanali robt nuk ta falim.
