Skip to content

Vijon moti me diell, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të relativisht te qëndrueshme dhe të thata.

Mot i kthjellët pritet të dominojnë në pjesën me të madhe të territorit me vranësira të pakta dhe mesatare kalimtare, përgjatë relieveve kodrinore- malore nga orët e mesditës deri të dendura, ku ne momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të izoluara.

Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes-jugperëndimit me shpejtësi 1 deri 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 12 m/sek, erë me rrahje shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 14/29 diell pak re

Kukës 11/28 diell re

Lezhë 13/29 diell pak re

Dibër 11/27 diell re

Durrës 14/26 diell pak re

Tiranë 17/29 diell pak re

Elbasan 16/30 diell re

Berat 13/30 diell re

Vlorë 14/26 diell pak re

Korçë 11/24 diell re

Gjirokastër 12/29 diell re

Sarandë 14/26 diell pak re.