Skip to content

“Do jesh gjithë këtu vllai im, koha kalon, të betohem që do të shoh sërish”, Reperi bën dedikimin prekës për 27 vjeçarin që vdiq mbrëmjen e djeshme

Reperi me emrin Mariglen Malaj, i njohur me emrin e artit ‘Marin’, është personi i parë që ka reaguar pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qemës, mbrëmjen e djeshme të ndodhur tek zona e ‘5 majit” në Tiranë.

“Koha kalon dhe unë të betohem që do të të shoh sërish. Pusho në paqe. Do jesh gjithë këtu vëllai im,”- ka shkruar këngëtari.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme pas orës 23:00. Qema bashkë më miqtë e tij duke e ngelizhuar edhe orarin e kufizimeve, ishin mbledhur dhe po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli.

Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Dema u vetëdorëzua bashkë me një tjetër, Frenkli Myftari. Ndërsa aktualisht janë në kërkim edhe katër të tjerë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb