Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një galeri të minierës së Martaneshit, ku kanë mbetur të bllokuar 8 punonjës të nëntokës.
Mësohet se si pasojë e shembjes së një prej galerive në fshatin Thekën të Martaneshit, kanë mbetur të bllokuar 8 minatorë, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.
Në një lidhje për Fax News, Prefekti i Bulqizës Nexhmedin Shehu u shpreh: 2 nga minatorët kanë dalë, pritet që të dalin të tjerët, janë nisur 4 ambulanca, 2 kanë dalë, dyshohet se kanë mbetur dhe 6 të tjerë brenda. Shpresojmë që të mos kemi humbje jete.
Dyshohet se fillimisht ka pasur një rrjedhje gazi, dhe më pas minatorët kanë mbetur nëntokë.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur punonjës të policisë dhe 4 autoambualnca, ndërkohë që pritet në vijim dhe një informacion më i detajuar për gjendjen e minatorëve.
(E.K/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
