Ditën e sotme kanë ndodhur dy ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit, konkretisht në Tiranë dhe në Ersekë.
Ylli Doda është emëruar shefi i komisariartit numër 6 në Tiranë. Ai zëvendëson në këtë funksion Ardrit Elmazin.
Elmazi drejtonte këtë komisariat që nga marsi i vitit 2019. Para Elmazit, komisariati numër 6 drejtohej nga Pal Marku.
Ndërsa, Doda së fundmi ka qenë shef i drejtorisë së qarkut Dibër. Ylli Doda ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Policinë e Shtetit, ku para se të emërohej në Dibër nga Sandër Lleshaj, ka qenë shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
