Skip to content

(EMRI)/Aksidenti tragjik në Itali, kush është 22-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën  në një aksident të rëndë në Itali.

Mësohet se viktima është identifikuar si Alessio Veseli.

I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Alfa Romeo” ku u përplas me një kamion.

Aksidenti fatal mësohet se ka ndodhur mëngjesin e kësaj në marte në Pignataro Interamna , në provincën e Frosinone .

Momentalisht nuk dihet  dinamika që shkaktoi aksidentin ende nuk është sqaruar.

Sipas të dhënave të para, të dy automjetet e përfshira u përplasën ballë për ballë.

Duket se djali njëzet e dy vjeç, me origjinë nga shqiptare por banues në Cassino, papritmas humbi kontrollin e makinës së tij dhe përfundoi në korsinë e kamionit që po shkonte drejt Formia.

Përplasja ishte aq e fortë saqë nxori makinën nga rruga, duke çuar në vdekjen e menjëhershme të 22-vjeçarit në bordin e Alfa Rameos.

 

(E.D)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb