Skip to content

Kim iftar me përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri: Gëzuar Ramazanin!

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj dhe Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, kanë organizuar një iftar për mbrëmjen e së martës. Në këtë iftar kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga besime të ndryshme fetare si dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se ishte shumë e veçantë të çelte iftarin me miq nga të gjitha besimet.

POSTIMI

Thanks to Baba Edmond Brahimaj & Israeli Ambassador Noah Gendler for co-hosting tonight’s iftar. Very special to break bread with friends of all faiths. Gëzuar Ramazanin! pic.twitter.com/vk0WDkP9zG

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 11, 2021