Gjendet një automjet i djegur pak pas vrasjes së 41-vjeçarit Everest Çaka në Elbasan.
Bëhet me dije se makina është gjetur duke u djegur në afërsi të stacionit të trenit në Durrës. Bëhet fjalë për një automjet tip “Benz”, pa targa që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Skënderbej në Elbasan, ku autorët ende të pa identifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj makinës së çiftit Çakaj.
Mësohet se ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo që ka telefonuar policinë dhe e ka njoftuar për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 41 vjeçari.
(R.G/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
