Skip to content

Dita ndërkombëtare e infermierëve, Meta: Kanë bërë një punë heroike!

Një mesazh falenderimi në ditën Ndërkombëtare të Infermierëve ka Ilir Meta për të gjithë punën dhe misionin e tyre sidomos në këtë kohë pandemie.

Meta vë theksin se puna heroike e infermierëve në këtë krizë pandemike duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre meriton mirënjohjen e të gjithëve.

Ndër të tjera ai thekson se përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar për infermierët është vendimtar.

Postimi i plotë:

Gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit tonë.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ne u jemi më mirënjohës se kurrë për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm.

Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor.

Gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm,…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, May 12, 2021