Një person ka hipur në një ndërtesë ne qendër të Tiranës, pranë Muzeut dhe kërcënon se do të hidhet nga lartësia nëse nuk i firmoset një kontratë pune. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po negocion me te.
Informacion paraprak i policise:
Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.
Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
