Skip to content

Deliron Etilda Gjonaj: Falë vizionit tim, ideova reformimin e sistemit të drejtësisë

Ministrja e Drejtëisë, Etilda Gjonaj, duket se ka kaluar në delir.

Në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se pikërisht falë vizionit të saj, është reformuar sistemi i drejtëisë, ndërkohë që dihet se reforma në drejtësi është bërë nga SHBA e BE.

“Isha me fat të isha pjesë e protokollit të Kryesisë së Veteranëve të LANÇ- it, “NDERI I KOMBIT”, me të nderuarit, Odhise Porodin Sekretar i Përgjithshëm të LANÇ, Servet Agalliu, shef i aparatit administrativ të LANÇ-it.

Shoku Odhise Porodini, kishte punuar që në moshë të re deri sa doli në pencion në sistemin e drejtësisë. Ai hodhi përshtypjet e tij në bllokun e pështypjeve për punën e bërë për Reformë në Drejtësi dhe efektet që priten në vazhdimsi në këtë institucion serioz. Aty ishte historiku në shtrirje i themeleve të drejtësisë në Shqipëri.

Kjo ngjarje si, Dita Kombëtare e Drejtësisë, ka si bazë vizionin e Ministres së Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj si ideatore e Reformimit të Sistemit të Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

“Ministrisë së Drejtësisë, ose i kanë vjedhur Facebookun, ose Ministria ka vjedhur “ide” nga “shokët” e Partise së Punes dikur. Po të paktën të mos bëjë pis Reformen në Drejtesi me delire personale”, shkruan me ironi gazetari Mero Baze.