Deputetja e zgjedhur në Durrës nga radhët e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu ka qenë e ftuar në studion e Fax News këtë të mërkurë për të folur për situatën politike në vend, fokusuar kryesisht te qarku i Durrësit.
Klodiana Spahiu u shpreh e bindur që Partia Socialiste do të çojë përpara reformat e nisura me ose pa opozitën, por ajo shtoi se më e mira për vendin do të ishte që opozita të bashkëpunonte me qeverinë.
Sipas Spahiut, opozita nuk mund të kërkojë rivotim në një qark apo rinumërim të votave pa pasur prova konkrete. Ajo theksoi se dy partitë e mëdha kanë pasur njësoj numërues në të gjitha qendrat dhe nuk ka pasur kontestim rezultati.
Një gjë që nuk i ka pëlqyer deputetes së PS-së është fakti që gratë kandidate në qarkun e Durrësit kanë marrë vetëm 16% të votave. Sipas Spahiut, gratë kandidate e kanë shumë të vështirë të thyejnë herësin, sepse 10 mijë vota janë shumë.
E pyetur për nismen e mazhorancës për shkarkimin e Metës, Klodiana Spahiu deklaroi se është e papranueshme gjuha e përdorur nga Presidenti pak ditë para zgjedhjeve. Gjithsesi ajo tha se vendimi do të merret nga komisioni hetimor dhe në fund do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të vendosë.
Intervista e plote:
Mbi të gjitha çdo qendër votimi, çdo kuti që është numëruar ka pasur numërues të barabartë të paktën për dy partitë e mëdha. Pra kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për akuzat që ata bëjnë. Të çosh ankesa për të ribërë procesin e votimit, apo ribërë procesin e numërimit, duhet të kesh indicie. Nuk mund të thuash për një qark të tërë dua riberje. Kur ti nuk ke pasur kontestime nga numëruesit e tu, çfarë pret.
Humbja është e vështirë të kapërdihet. Ju të jeni të bindur që të gjitha grantet që i janë dhënë qytetarëve durrsakë për ta marrë veten sa më shpejt, nëpërmjet rindërtimit, apo qirave, nuk janë bërë muajin e fundit. Përkundrazi, unë kam plot mesazhe nga qytetarët durrsakë që muajt e fundit nuk i kanë marrë grantet, për shkak të vonesave prej zgjedhjeve. Janë mesazhe të dokumentuara të qytetarëve që ankohen. Të paktën në qarkun tonë, ne duhet të vazhdojmë punë intensivisht për ato zotime që i kemi bërë qytetarëve. Debatin ne tashmë e kemi me qytetarët dhe nuk kemi luftë me PD. Nëse kemi thënë që do përfundojë rindërtimi brenda pranverës së ardhshme, ne duhet t’i përmabhemi këtyre zotimeve. Patjetër që na duhet bashkëpunimi me opozitën, por nëse ata nuk duan ne nuk do të bejme luftë me ta. Por që opozita të dali në rrugë dhe në të shkojmë pas fijes së tyre me luftë, kjo nuk bëhet.
Ftesa për bashkëpunim me opozitën? Në fakt ftesën që ka bërë Rama për opozitën unë e shikoj shumë shpresëplotë për vendin tim. Ne kemi vendosur që t’i çojmë përpara reformat me ose pa opozitën. Por do të ishte e rendësishme që të gjitha burimet njerëzore t’i shërbejnë objektivit, që është integrimi i vendit. Pasqyrohet dhe në mendimet e ndërkombëtarve edhe kjo sjellje e opozitës. Jam i bindur nëse fillojnë me rrugën e protestave, kjo do na pengojë në atë proces që e presim me aq ngulm. Beteja që ne kemi është për ta hapur më tej PS me anëtarësime të reja. Mbi të gjitha ajo që na duhen është që vendi ynë të ecë përpara. Deri në këto momente ja kemi dalë mbanë me sukses për sa i përket pandemisë. Nuk mund të realizohen të gjitha këto duke pasur një opozitë kundërshtare dhe që ka tendencën për tu kacafytur. Ne nuk mund të nisemi me opinione që janë blerë vota, nëse ka fakte, ne duhet të mbeshtetemi te faktet. Ka disa kërkesa të opozitës që kur i shikon janë të papranueshme. Të thuash unë nuk i pranoj zgjedhjet, por nuk je ti organi që duhet ta thuash ketë. Të gjitha organet ndërkombëtare i kanë pranuar zgjedhjet.
Shkarkimi i Metës? Nuk i takonte kurrsesi Presidentit të përdorte atë lloj gjuhe pak ditë para zgjedhjeve. Megjithatë unë besoj se të gjithë anëtarët e komisionit hetimor e kanë të gjithë kapacitetin e duhur për të marrë një vendim dhe në fund do vendosë GJK.
Thyerja e herësit nga disa kandidatë të PS? Unë do të nisem nga eksperienca ime personale. Ky ishte sistem i ri. Nuk ishte një gjë e thjeshtë. Teksa po analizoja rezultatin e qarkut të Durrësit, vetëm 16% të votave i kanë marrë gratë kandidate dhe kjo nuk është gjë e mirë. Gjatë fushatës elektorale kam përsëritur në mënyrë të vazhdueshme që të arrijmë objektivin 8 mandate. Kalimi i herësit të jeni të sigurtë që është një gjë e vështrë. Për një grua, për një vajzë ka qenë e pamundur. Të marrësh mbi 10 mijë vota më duket një gjë tepër e vështirë, ata që e kanë kaluar do të thoja e kanë bërë të mundur shumë kohë përpara. Nuk di të them me raste konkretë.
(E.H/Faxweb.al)
loading…
/faxweb
