Skip to content

Kryeministri Rama ‘hap thesin’ e premtimeve: Vendimi i parë i qeverisë do të jetë për familjet e bluzave të bardha që ranë në luftën me Covid

Kemi folur mes nesh për ccdo rast tragjik humbje të jetës ndër bluzat e bardha dhe kemi qenë të tunduar për të bërë nderimet përkatëse, por gjithmonë në fund kemi mbetur të mendimit që nderimet duhen bërë në fund të kësaj lufte dhe prandaj i jam shumë mirënjohes Urdhrit të infermierëve për këtë mundësi që na jep që të nderojmë me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ata të cilët nuk janë më mes jush. Mund të ishte njëri-prej atyre që nuk e përballuan dot deri në fund luftën e padukshëm në trupin e tyre. Kjo e bën sigurisht jashtëzakonsisht të ccmuar rezistencën tuaj  dhe papërtueshmërinë e gjithësecilit prej jush në këtë luftë nervash të jashtëzakonshme. Ju keni lënë familjet tuaja dhe jeni vetëprivuar nga kontaktet familjare për t’i ruajtur ata. Pa ju do e kishim të pamundur t’i mbijetonim këtij armiku. Fjalët nuk mjaftojnë, realisht nga zemra një faleminderit shumë nga zemra për të gjithë ju. Shumë faleminderit. Duke parë fotografitë e kolegëve tuaj që humbën jetën, dua të përsëris një angazhim që e kam marrë para ditës së zgjedhjeve. Vendimin e parë të qeverisë së re do e kemi për të rënët në krye të detyrës. Do te mbeshtesim familjet e tyre. Femijet e tyre nuk do të jenë vetëm, sepse deri në ditet e daljes së tyre në jetë do të kujdeset qeveria në mënyrë të posaccme.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb