Veena Malik, një aktore pakistaneze, e cila ka luajtur në më shumë se një duzinë filmash dhe shfaqjesh në Bollywood, shkroi në Twitter një seri vërejtjesh ndezëse rreth konfliktit të vazhdueshëm Izrael-Gaza, duke përfshirë një citat nga Adolf Hitler për vrasjen e Hebrenjve.
“Do të kisha vrarë të gjithë hebrenjtë e botës … por do mbaja disa për t’i treguar botës pse i vrava”, shkroi Malik të martën në Twitter.
Ajo gjithashtu shkroi në Twitter “IronDome do të përfundojë keq” me një emoji të qeshur, duke iu referuar sistemit të mbrojtjes raketore të Izraelit, i cili është mbingarkuar nga raketat e hedhura nga Hamas në Rripin e Gazës.
Nga e Mërkura pasdite, të gjitha postimet ishin zhdukur nga llogaria e saj. E vetmja e mbetur në lidhje me konfliktin ishte një ripostim i Kryeministrit Pakistanez Imran Khan, duke i kërkuar “bashkësisë ndërkombëtare” të “ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbrojtur popullin Palestinez dhe të drejtat e tij”.
