Skip to content

Basha shkon për Bajram tek Baba Mondi: Zoti bujar do të jetë me ty e ti i kënaqur, gëzuar besimtarë myslimanë

Lulzim Basha ka shkuar për Fitër Bajram tek kreu i Komunitetit Bektashi Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.

Basha ka përcjellë edhe disa vargje ku shkruan:

“Në mesditë kur shndrit dielli
e natën kur errësira bie
Zoti yt nuk të ka braktisur
as zemëruar me ty nuk është.
E patjetër çfarë po vjen
më e mirë është se çfarë po shkon
e Zoti bujar do të jetë me ty
e ti i kënaqur”.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Gëzuar Fitër Bajramin!”, nënvizon Basha.