Qyteti i Elbasanit është tronditur brenda pak ditësh nga tre vrasje, konkretisht ajo e Pjerin Xhuvanit, e Liljana Buzos dhe Everest Çakës.
Mbrëmjen e sotme, mësohet se shefi i hetimit, Gjon Gecaj është transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.
Në vendin e tij emërohet Krenar Guçe, i cili ka qenë më parë shef i sektorit anti drogë në drejtorinë e policisë Tiranë dhe se fundmi oficer në sektorin e krimeve të rënda.
Rikujtomë se Pjerin Xhuvani u pra në datë 21 prill të këtij viti, vetëm pak ditë para zgjedhjeve pas një përplasje të armatosur mes dy grupesh. Një makinë u ndal nga Struktura për Mbrojtjen e Votës pranë PD-së, pasi kishte dyshime se po shpërndanin para për blerje votash. Shoferi i makinës në fjalë, Mehmet Greca thirri për ndihmë pasi u bllokua nga SMV-ja.
I ndjeri Pjerin Xhuvani, i cili së fundmi ishte pjesë e PS-së, së bashku me persona të tjerë erdhën në vendngjarja ku një përplasje e armatosur filloi në prezencën e Policisë së Elbasanit. Nga këto të shtëna, mbeti i vrarë Xhuvani dhe u plagosën 3 persona të tjerë, mes tyre një oficere policie. I arrestuar si autor i dyshuar i ngjarjes është Arbër Paplekaj, ish-oficer i RENEA-s.
Ekzekutimi i Liljana Buzos nga burri i saj tronditi rëndë qytetin e Elbasanit rreth një javë më parë. Ngjarja ‘thriller’ ka ndodhur në rrugën përballë Gjykatës së Elbasanit, ku në përfundim të seancës së divorcit mes çiftit, burri Koço Buzo, 58 vjeç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në trup bashkëshorten dhe ka tentuar ta qëllojë dhe me thikë në fyt.
Ndërsa Everest Çaka u ekzekutua dy ditë më parë në sy të gruas së tij, Silvana Çaka e cila mori një plumb në dorë por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Mbi Everest Çakën u derdhën 15 plumba. Dyshohet se vrasja ka të bëjë me te shkuarën kriminale të 41 vjeçarit.
(E.H/Faxweb.al)
loading…
/faxweb
